Arabia Saudite ka urdhëruar qytetarët e saj të largohen nga Libani në mes të tensioneve në rritje të dy qeverive të tyre.
Një deklaratë e shkurtër e dhënë në agjencinë shtetërore të shtypit u bëri thirrje të gjithë sauditëve që jetojnë ose vizitojnë Libanin për t’u larguar dhe i paralajmëroi kundër udhëtimit në këtë vend, transmeton portali arbresh.info
“Për shkak të rrethanave në Republikën Libaneze, mbretëria i kërkon qytetarëve të saj që po vizitojnë ose banojnë” në vend për ta lënë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, tha një burim i Ministrisë së Jashtme Saudite cituar nga agjencia.
Kryeministri libanez Saad Hariri tronditi vendin e tij të shtunën kur njoftoi në një deklaratë televizive nga Arabia Saudite se ai po jepte dorëheqjen. Ai nuk është parë në Liban që atëherë.
Ai tha se vendi i tij ishte marrë peng nga grupi militant Hezbollah, një partner në qeverinë e tij të koalicionit dhe një armik i madh i Arabisë Saudite.
Arabia Saudite thotë se e konsideron pjesëmarrjen e Hezbollahut në qeverinë libaneze si një “akt lufte” kundër mbretërisë.
Presidenti libanez Michel Aoun ka thënë se nuk do ta marrë parasysh dorëheqjen e kryeministrit derisa të dy takohen personalisht./arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...