Arabia Saudite ka deklaruar që do të mbajë të hapur një port në Jemen për të lehtësuar krizën humanitare, pas presionit nga Britania.
Mbretëria tha që porti i kontrolluar nga rebelët Houthi, Hodeidah do të mbetet i hapur për anijet humanitare dhe tregtare për një muaj, përkundër sulmit raketor nga rebelët në Riad, transmeton portali arbresh.info
“Koalicioni do të lejojë anijet komerciale, përfshirë ato me karburant dhe ushqim në një periudhë 30 ditore”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme saudite.
Ai tha se masa ndoqi “intensifikimin” e një programi të inspektimit të sigurisë së anijeve të OKB-së, që më parë tha se ishte i pamjaftueshëm./Arbresh.info/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë