Bosnja dhe Hercegovina, vend me shumicë myslimane, është kthyer në një destinacion gjithnjë e më popullor për turistët nga Arabia Saudite dhe shtetet e Gjirit.
Sipas një reportazhi të kryer nga mediat franceze, kompantitë arabe janë duke investuar në dyqanet dhe hotelet e reja në vend, me qëllim që të kujdesën për këta vizitorë, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ndikimi saudit shkon përtej turzmit në Bosnie dhe Hercegovinë.
Sikurse kudo në botë, mbretëria po përdor metodat e saj që të mbushë xhepat e qytetarëve të thjeshtë, me qëllim që të promovojë pikëpamjet e saj ultrakonservatore të Islamit.
Arabia Saudite vazhdon të mbetet një vend “i mallkuar” për gratë, pasi atyre u privohen shumë të drejta.
Përkundër disa reformave të bëra nga Princi i Kurorës, në Arabinë Saudite gratë vazhdojnë të marrin leje nga burrat edhe për gjërat më elementare.
Së fundmi, Arabia Saudite është përballur me kritika të mëdha nga e mbarë bota, për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Ai u vra më 2 tetor në konsullatën arabe në Stamboll.
Në disa nga qendrat tregtare në Sarajevë, tanimë është ndaluar alkooli dhe shumë nga to përmbajnë vetëm ushqime hallall.
Një qytetar nga Kuvajti e ka quajtur Sarajevën një vend shumë të qetë dhe shumë të dashur për myslimanët.
Tashmë në Bosnje dhe Hercegovinë, mund të gjeni shenjat e rrugëve në gjuhët arabe, ndërsa qytetarët kërkojnë që ato të përkthehen edhe në gjuhën e tyre.
Sarajeva tanimë po kthehet në një vend të dashur për shumë myslimanë nga vendet arabe./arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...