Arabia Saudite do t’i pezullojë të gjitha fluturimet e brendshme, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit Covid-19.
Autobusët, taksitë dhe trenat do të ndalen po ashtu gjatë dy javëve të ardhshme.
Masat e reja do të hynë në fuqi nga e shtuna në mëngjes, raportuan mediat lokale.
Sipas tyre, ndalesat nuk vlejnë për fluturimet thelbësore që lidhen me aeroplanët humanitarë ose mjekësorë, ose me autobusët që përdoren për të transportuar njerëz me probleme shëndetësore.
Në Arabinë Saudite janë mbi 270 njerëz të infektuar me koronavirus.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...