Ministri i Jashtëm arab Adel al-Jubeir tha të mërkurën se vendi i tij nuk bënë ujdi rreth sigurisë duke blerë armë më moderne, përfshirë ato nga Rusia, raporton RIA Novosti.
Ministri bëri deklaratën në Moskë pas bisedimeve me homologun e tij rus Sergej Lavrov.
Bisedimet me Rusinë mbi armët e reja janë në proces tani, tha al-Jubeir, pa dhënë detaje.
Lavrov tha se Rusia dhe Arabia Saudite janë të vendosur për të kryer një luftë pa kompromis kundër terrorizmit në të gjitha manifestimet e saj.
Të dy ministrat diskutuan gjithashtu situatën në Siri “ku është e nevojshme që plotësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme të zbatojë Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2254, duke ruajtur integritetin territorial”, sipas Lavrov./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...