Shtatëmbëdhjetë biznesmenë nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca janë duke u mbajtur në Arabinë Saudite, si pjesë e goditjes gjithëpërfshirëse anti-korrupsion, ka bërë të ditur një burim sekret për “Daily Mail”.
Tetë shtetas amerikanë, gjashtë britanikë dhe tre francezë, janë mbajtur nën arrest me urdhër të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman, transmeton portali arbresh.info

Në valën e arrestimeve që tronditën Arabinë, Princi ka deklaruar se ndalimet janë duke u bërë me qëllim që t’i ipet fund korrupsionit.
Burimi anonim i “Daily Mail”, tha se të arrestuarit perëndimor janë duke u mbajtur në hotelin me pesë yje “Ritz Carlton” në Riad, i cili është duke u konsideruar si burgu më luksoz në botë.

I njejti burim ka theksuar se 17 biznesmenët ishin torturuar nga autoritetet saudite.
SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca, nuk kanë pranuar që të komentojnë në lidhje me raportin e lëshuar nga “Daily Mail”.
Qeveria saudite pohon se të burgosurit, duke përfshirë edhe ish-princat të cilëve u është hequr titulli, kanë pranuar se kanë kryer afera korruptive në mënyrë sistematike./arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...