Arabia Saudite ka fajësuar Iranin për sulmet ndaj dy depozituesve të naftës në Gjirin e Omanit.
Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, ka thënë tha se vendi “nuk do të hezitojë” të përballet me kërcënime kundër popullatës apo interesave.
“Regjimi iranian nuk e ka respektuar vizitën e kryeministrit të Japonisë në Teheran si dhe derisa po qëndronte atje, ai sulmoi dy cisternat, një nga të cilat ishte e Japonisë. Ne nuk duam luftë në rajon, por ne nuk do të hezitojmë të marrim masa për ndonjë kërcënim ndaj popullit tonë, sovranitetit, integritetit dhe interesave vitale”, tha Muhammed bin Salman, në një intervistë.
Tensionet kanë shënuar rritje pas dy sulmeve të fundit ndaj dy anijeve në rajonin e Gjirit Persik, për të cilën Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tjerë, kanë fajësuar Iranin.
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...