Imad al-Mansouri nga Arabia Saudite, është ekzekutuar me prerje koke, pasi gjatë një shfaqjeje, i kishte qëlluar me thikë tri valltare spanjolle.
Sulmuesi 33-vjeçar, për të cilin mediet shtetërore kanë thënë se ishte një ekstremist i lidhur ngushte me al Qaedan, u ekzekutua me prerje koke në Riad.
Trupi gjykues i specializuar në terrorizëm, ka gjetur se ai ishte fajtor i disa krimeve, përfshirë edhe zbatimin e urdhrave të një lideri të al Qaedas në Jemen dhe u dënua me vrasje. Në anën tjetër, la Qaeda nuk e ka marrë përgjegjësinë asnjëherë për sulmin e kryer nga ai.
Sulmi ndodhi në King Abdullah park, në nëntor të vitit të kaluar, kur ai mashtroi punonjësit e sigurimit dhe u ngjit në skenë.
Pas tij vrapuan rojat, por ai arriti të ngjitej në skenë dhe t’i qëllonte valltaret spanjolle, por u arrestua vetëm pak kohë më vonë.
Ky sulm, vjet dhjetë vjet pasi u largua ligji kontrovers, që i ndalonte shfaqjet artistike.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...