Arabia Saudite ka bllokuar sot fjalimin e shefes diplomatike Margot Uallstrom në takimin e Ligës Arabe në Kajro, në shenjë proteste kundër kritikës së Stokholmit në llogari të Riad në lidhje me të drejtat e njeriut, raportoi zëdhënësi i punëve të jashtme i ministrisë suedeze.
Ministrja suedeze ishte e ftuar për të folur në një takim të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe, dhe qëndrimi i saj në Kajro kishte për qëllim zgjerimin e bashkëpunimit për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe integrimit ekonomik, sipas një deklarate nga Stokholm.
“Natën e kaluar na u tha se Arabia Saudite ka bllokuar pjesëmarrjen e ministres Margot Uallstrom. Shpjegimi i vetëm që kemi marrë ishte se kjo është për shkak të deklaratës së Qeverisë suedeze në lidhje me të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite,” tha zëdhënësi i ministrisë Erik Boman.
Uallstrom në janar ka shprehur në Twitter kritikat në lidhje me rrahjet me kamxhik ndaj Raif Badawi, duke e quajtur rastin “përpjekje mizore për heshtjen e formave sovrane të shprehjes.”
Badawi u dënua me 1000 kamxhik, çdo të premte në 50 te goditura, gjtë 10 viteve që do ti kalojë në burg dhe një gjobë 250.000$, sepse u shpreh në favor të fjalës së lirë.
Zyrtarët në Rijad nuk ishin në dispozicion për të komentuar mbi akuzat që kanë ardhur tani nga Stokholm./arbresh.info/
Një mami ‘hot’ si Arbenita Ismajli
“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozi...
Rrustemi ironizon me Ramën: Kot e dërgon draft-statutin në P...
Kurti: Nuk kam marrë përgjigje nga veteranët për propozimin ...
Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore të zjarrta n...
McAllister konfirmohet te Liverpooli