Autoritetet saudite kanë arrestuar 11 princa që protestuan para pallatit mbretëror në kryeqytetin Riyadh.
Të 11 princat të zemëruar nga vendimi i qeverisë për të ndaluar pagesën e faturave të ujit dhe të energjisë elektrike, janë revoltuar duke protestuest, megjithatë emrat e të të arrestuarve nuk janë bërë të ditur, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Qeveria në Arabinë Saudite është duke u përpjekur të bëjë një rimëkëmbje të madhe ekonomike, që ka për qëllim zvogëlimin e varësisë të saj nga të ardhurat e naftës.
Në shënjestër janë vënë shpenzimet publike, duke përfshirë edhe heqjen e disa subvencioneve qeveritare.
Mbretëria ka dyfishuar çmimet e naftës vendase dhe ka future një taksë prej 5% në shumicën e mallrave dhe shërbimeve, duke përfshirë ushqimet dhe faturat e shërbimeve.
Vitin e kaluar dhjetra princa, si dhe ministra në pozitë dhe ish ministra, u arrestuan si pjesë e një lufte kundër korrupsionit./arbresh.info/
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...