Grupet e të drejtave të njeriut kanë dënuar ‘goditjen’ e fundit të autoriteve saudite të cilat kanë arrestuar dhjetëra njerëz, duke përfshirë edhe klerikë të shquar, të cilët konsiderohen kundërshtarë të Princit të ri të kurorës.
Amnesty International ka bërë të ditur se rreth 20 figura fetare, shkrimtarë, gazetarë, akademikë dhe aktivistë janë arrestuar gjatë javës së kaluar, transmeton portali arbresh.info
“Në vitet e fundit, ne nuk kemi hasur në ndonjë numër kaq të madh të figurave të shquara arabe që janë vënë në shënjestër për një kohë kaq të shkurtë”, tha Samah Hadid nga AI.
Organizata tha se gjendja e të drejtave të njeriut në shtetin e Gjirit është përkeqësuar ndjeshëm që kur Princi Mohammed bin Salman morri titullin Princi i kurorës dhe u shpall trashëgimëtar i fronit.
Që nga viti 2014, Arabia Saudite ka gjykuar pothujase të gjithë disidentët paqësorë në gjykatën e saj të terrorizmit./arbresh.info/
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...