Arabia Saudite ka paralajmëruar prej kohësh se do të heqë kufizimin, që u ndalon grave të drejtojnë automjete, por përpara se kjo të bëhet fakt i kryer me ligj, autoritetet saudite kanë arrestuar 7 aktivistë të të drejtave të grave, 5 gra dhe dy meshkuj, që guxuan të sfidojën ligjet në fuqi.
Arsyeja e arrestimeve nuk është bërë ende e ditur, por aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut thonë se autoritetet po përpiqen t’i heshtin gratë. Televizioni shtetëror në mbretërinë arabe, gjithsesi raporton se ato janë arrestuar për kontakte me një fuqi të huaj.
Arabia Saudite ka ligje strikte që u kërkojnë femrave të marrin leje nga meshkujt për disa vendime apo veprime. Mes të arrestuarve janë edhe Loujain al-Hathloul dhe Eman al-Nafjan, që kanë kundërshtuar hapur kufizimin për drejtimin e automjeteve, që pritet të hiqet më 24 qershor.
Sipas “Human Rights Ëatch”, dy femrat e mësipërme, Nafjan dhe Hathloul nënshkruan një peticion në vitin 2016 për të zhdukur sistemin e kujdestarisë mashkullore, që u ndalon femrave të udhëtojnë jashtë vendit, të martohen apo të kenë pasaporta pa lejen e një rojtari mashkull./TCH/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...