Një gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka hedhur poshtë dënimin prej 500 milionë dollarësh që presidenti amerikan, Donald Trump, ishte i urdhëruar që ta paguante në kuadër të procesit gjyqësor civil të mbajtur në New York vitin e kaluar.
Gjyqtari Arthur Engoron e pati urdhëruar asokohe Trumpin që ta paguante shumën e lartcekur për shkak se shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte shpallur fajtor se kishte rritur vlerën e pronave të “Organizatës Trump” në mënyrë artificiale, me qëllimin për të siguruar kredi më të leverdishme.
Në vendimin e lëshuar të enjten nga gjyqtarët e Divizionit të Apelit në New York, ndonëse Trumpi ishte përgjegjës për mashtrimin, gjoba prej gati gjysmë miliardi dollarësh ishte e tepërt dhe ka të ngjarë të ketë shkelur Kushtetutën e SHBA-së kundër dënimeve të ashpra.
Në çështjen e trajtuar vitin e kaluar, gjyqtari Engoron e kishte urdhëruar Trumpin të paguante rreth 355 milionë dollarë, porse me normë të interesit, gjë që e rriti shumën totale në 500 milionë dollarë.
Në procesin gjyqësor kundër Trumpit, dy djemve të tij të rritur dhe “Organizatës Trump”, Engoroni e kishte ndaluar po ashtu presidentin e tanishëm të SHBA-së prej shërbimit si drejtor i kompanisë ose marrjes së kredisë nga bankat e shtetit të New Yorkut për tre vjet.
Djali i presidentit amerikan, Eric Trump, i cili ishte i përfshirë në këtë çështje, e ka mirëpritur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Fitore totale në rastin e rremë të Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut!!! Pas 5 vitesh ferr, drejtësia më në fund triumfoi!”, ka shkruar ai.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...