Temperaturat në Antarktik kanë arritur rekord të ri të enjten, duke shënuar 18.3 gradë celsius.
Rekordi i ri është shënuar në mesditë në stacionin e kërkimeve Esperanza, njofton agjencia meteorologjike argjentinase, transmeton portali arbresh.info.
Stacioni i hulumtimit është i vendosur në pjesën më veriore të polit, rreth 1100 km larg nga qyteti argjentinas Ushuaia.
Është temperatura më e lartë që është regjistruar ndonjëherë që kur regjistrimet filluan në vitin 1961, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 17.5 ° C të vendosur në mars 2015.
Agjencia zbuloi gjithashtu se temperaturat në bazën Marambio – të vendosura rreth 150 km në jug-lindje të Esperanza – ishin rritur në nivelin e tyre më të lartë të shkurtit që nga viti 1971, duke arritur në 14.1 gradë celsius.
Rekordi i mëparshëm ishte 13.8 gradë që u shënua me 23 shkurt 2013./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...