Hakerët e grupit Anonymous pretendojnë që kanë rrëzuar uebfaqen e kryeministrit japonez Shinzo Abe për shkak të politikës së tij ndaj balenave.
Aktivistët online në lidhje me grupin Anonymous ka festuar rrëzimin e faqes duke postuar në rrjetin social Twitter, transmeton arbresh.info. Një grup postoi një mesazh që shfaq se faqja ishte rrëzuar me mbishkrimin “vrasja e balenave nuk është një e drejtë kulturore”.
Këto aksione janë si protestë kundër politikës së qeverisë japoneze për vrasjen e tyre, pasi vendi vendosi të rifillojë vrasjen e balenave në Oqeanin Jugor.
Aktivistë të ndryshëm të grupit Anonymous kanë lansuar sulme dhe protesta me banerin “OpKillingBay dhe OpWhales”, transmeton arbresh.info. Përdoruesit e njëjtë në Twitter në lidhje me hakimin kanë thënë që sulmet e tilla do të vazhdojnë.
Grupi ka rrëzuar më parë faqe të ngjashme, derisa në muajin e kaluar lansoi një seri sulmesh në faqet e qeverisë islandeze, për politikën e tij ndaj balenave. Sidoqoftë, faqja e kryeministrit të qeverisë japoneze është kthyer sërish online, por ngarkohet ngadalë./arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...