Azerbajxhani dhe Armenia sot kanë hyrë në ditën e 16 të konfliktit rreth Nagorni-Karabakut.
Ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar bisedoi në telefon me homologun rus, Sergei Shoigu.
Akar i tha Shoigu se forcat armene duhet të tërhiqen menjëherë nga territori azer dhe të ndalojnë sulmet ndaj civilëve, raporton reuters, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se Azerbajxhani nuk do të presë 30 vjet të tjera zgjidhjen e konfliktit dhe se Turqia mbështet ofensivën e azere për të “rifituar territoret e uzurpuara”.
Sot, palët ndërluftuese përsëri akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit në Nagorni-Karabaku, vetëm një ditë pasi ranë dakord për një armëpushim me ndërmjetësimin e Moskës.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje