Sekretarja e jashtme e shteti të Britanisë së Madhe, Liz Truss, ka deklaruar se NATO nuk ka bërë mjaftueshëm për të siguruar sigurinë e vendeve Evropiane gjatë 15 viteve të fundit.
“NATO nuk ka bërë mjaftueshëm për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes dhe zhvillimeve teknologjike ushtarake gjatë 15 viteve të fundit”, tha Truss, duke shtuar se Rusia ka “shkatërruar arkitekturën e sigurisë në Evropë” – ka thënë Truss.
Sipas SkyNews, Truss tha se rusët kanë nënvlerësuar unitetin Evropian në përgjigjen e tyre ndaj krizës në Ukrainë, përcjell arbresh.info.
“Unë mendoj se ajo që ne kemi parë është se ata janë befasuar nga ashpërsia e sanksioneve,” – tha Sekretarja e Jashtme Britanike.
Ajo tha se rusët janë “shumë të befasuar” me mbrojtjen e Ukrainës.
Ndërsa sot pritet të mbahet raundi i tretë i negociatave ndërmjet negociatorëve të Ukrainës dhe të atyre të Rusisë.
Kurse mbrëmë mediat britanike kanë bërë të ditur se parlamenti britanik, do të mbajt sot seancë të jashtëzakonshme, ku priten të vendosen sanksione shtesë ndaj shtetit të Rusisë. /arbresh.info/
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...
Osmani: ZPS po tenton të njollosë lirinë dhe Pavarësinë e Ko...
FBK publikon dënimet për incidentin e ndodhur në Gjakovë