Udhëtarët që hyjnë në Angli do të karantinohen nëpër hotele.
Kjo vjen si fazë parandaluese e shqetësimeve në rritje në lidhje me varinatet e reja të koronavirusit, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Masat mbi karantinim do të merren pas një mbledhje mes kryeministrit Boris Johnson dhe ministrave.
Masat ka të ngjarë të zbatohen për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata me të drejta qëndrimi të përhershme që vijnë nga vendet me rrezik të lartë si Afrika e Jugut.
Njerëzit e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin, thotë mjeku anglez
Shumica e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë tashmë përballen me ndalime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kërkesa e re për t’u izoluar në një hotel për 10 ditë do të të zbatohet për ardhjet nga pjesa më e madhe e Afrikës Jugore dhe Amerikës së Jugut, si dhe Portugalia, sepse shumë fluturime nga Brazili vijnë përmes Lisbonës.
Sipas BBC ende nuk ka asnjë ‘vendim përfundmitar’ për arritjet nga pjesë të tjera të botës.
Masa e karantinimit vjen pasi Britania e Madhe të hënën regjistroi 592 vdekje të tjera brenda 28 ditëve nga një provë pozitive, duke e çuar totalin me atë masë në 98,531./arbresh.info/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...