Anders Breivik thotë se ‘izolimi e ka bërë atë më të radikalizuar’

Norwegian mass murder Anders Behring Breivik arrives for the appeal hearing in Borgarting Court of Appeal at Telemark prison in Skien, Norway, on January 10, 2017. A Norway court begins examining the state's appeal against a ruling that it has treated mass murderer Anders Behring Breivik "inhumanely" since he was jailed for killing 77 people in 2011. / AFP / NTB Scanpix / Lise AASERUD / Norway OUT (Photo credit should read LISE AASERUD/AFP/Getty Images)

19:54 | 12 Janar 2017
Trina Galanxhi

Anders Behring Breivik, vrasësi 37-vjeçar, që vrau 77 persona në vitin 2011, para gjykatës ka theksuar se ‘izolimi e ka bërë atë më të radikalizuar’.

Ai e ka paditur qeverinë norvegjeze, duke pretenduar se ‘izolimi’ e ka zhveshur atë nga të drejtat e njeriut, transmeton arbresh.info.

“Pesë vitet e fundit kam qenë i izoluar tërësisht, as edhe njëherë nuk jam lënë i lirë”, ka thënë ai pata gjykatës.

“Kam qëndruar i ulur në qeli për 23 orë në ditë për gati 6 vjet”, ka shtuar ai.

“Gjatë kohës së izolimit jam bërë edhe më radikal.”

Avokati i Breivik, ka deklaruar se izolimi i ka ‘prekur mentalisht’ klientin e tij. Megjithatë, profesori i psikiartisë, Ulrik Fredrik Malt, për televizionin norvegjez tha se ‘komentet e Breivik janë thjesht lojra strategjike’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale