Google ADS

Amnesty International: Gratë në Iran, makina për lindjen e foshnjave

14:04 | 11 Mars 2015
Arbresh.info

Legjislacioni që synon rritjen e normës së lindjeve do të shëndrrojë  gratë iraniane në “makineri e për lindjen e foshnjave”, paralajmëroi “Amnesty International”.

Ndërsa disa propozime shfuqizojnë sterilizimin vullnetar dhe promovimin e kontrollit të lindjes, të tjerët e bëjnë të vështirë për gratë iraniane që nuk janë nëna, të kenë një punë, raporton BBC.

AFP shton se projektligji vjen si përgjigje e thirrjes së liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei që të dyfishohet numri i popullsisë së Iranit në 150 milion gjatë 50 viteve të ardhshme, por edhe si një pasqyrim i alarmit të zyrtarëve iranianë që kombi iranian po plaket dhe norma e rritjes së popullsisë mund të bjerë në zero.

Një tjetër ligj që përmend Amnesty e bën të vështirë për gratë që të kërkojnë divorc dhe kërkon punëdhënësit të kenë prioritet gratë e martuara me fëmijë.

“Autoritetet janë duke promovuar një kulturë të rrezikshme në të cilat gratë janë të privuara nga të drejtat thelbësore dhe janë konsideruar si makina të lindjes”, tha zëvendës drejtori i Amnesty Internasional për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut Hasib Haxh Sahraoi, tha “BBC”.

Sahraoi deklaroi se autoritetet në Teheran duhet të pranojnë se gratë janë qenie njerëzore dhe kanë të drejtat e tyre dhe i bëri thirrje zyrtarëve iranianë që të shfuqizojnë propozime të tilla për ligje diskriminuese./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale