Koreja Veriore ka njoftuar se ka në plan të kryejë një test të madh bërthmor, duke paralajmëruar Amerikën që të mos e shmangë “kërcënimin”.
Koreja Veriore ka kërcënuar në mënyrë të përsëritur testimin e armëve bërthamore për të shkatërruar Amerikën, ndërsa tani ka njoftuar për një test të ri provokues, transmeton portali arbresh.info
Një zyrtar i lartë nga Pheniani ka paralajmëruar për një testim të mundshëm atmosferik bërthamor mbi Oqeanin Paqësor.
Zyrtari ka thënë për CNN se kërcënimi nga shteti i izoluar duhet të merret seriozisht.
Ri Yong Pil tha se ministria e jashtme ishte në dijeni të planeve për një testimi të ri dhe ka kërkuar nga Uashintoni që të përgatitej vetë.
“Qëllimet e liderit tonë supreme janë shumë të vetëdishme dhe unë mendoj se ju duhet t’i merrni ato fjalë për fjalë”, tha ai.
Muajin e kaluar, ministri i jashtëm i Koresë Veriore, Ri Yong Ho, tha se Pheniani po konsideronte një “shpërthim të fuqishëm” të një bombe me hidrogjen mbi Oqeanin Paqësor.
Ky veprim do të përkeqësonte edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore./arbresh.info/
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...