Autoritetet amerikane kanë konfiskuar një anije mallrash koreanoveriore për shkelje të sanksioneve amerikane dhe atyre të OKB-së, nëpërmjet eksportimit të qymyrgurit.
Divizioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit amerikan të Drejtësisë u shpreh sot nëpërmjet një deklarate se anija ishte duke iu afruar ujrave territoriale amerikane dhe saktësoi se e njëjta anije është konfiskuar njëherë në prill të vitit 2018 nga autoritetet detare të Indonezisë.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers, tha se “kjo anije që thyen sanksionet është tashmë jashtë loje”.
Anija, e njohur me emërtimin “Wise Honest”, konsiderohet ndër anijet më të mëdha të transportit të Koresë së Veriut. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara konfiskojnë një anije koreanoveriore për shkelje të sanksioneve.
Monitoruesit e OKB-së thanë se kur kjo anije u konfiskua vitin e kaluar, ajo po transportonte 25 mijë tonë qymyrguri me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë anije edhe për të transportuar makineri të rënda./tch/
Begaj dekreton ligjin e ri për konfliktin e interesit
Murat Jashari: Nuk kam ambicie për President
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së fillon përgatitj...
Takimi Prattipati-Maqedonci, ambasada: Partneriteti në mbroj...
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...