Qeveria amerikane njoftoi se janë vendosur sanksione të reja që kanë në objektiv tregtinë për disa materiale të rëndësishme që përdoren në sektorin e ndërtimit dhe atë ushtarak të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, theksohet se regjimi i sanksioneve kundrejt qeverisë së Teheranit do të vazhdojnë duke u intensifikuar.
Në kuadër të sanksioneve është vendosur në objektiv sektori i ndërtimit që sipas sekretarit Pompeo ndodhet nën kontrollin ose ndikimin e Gardës Revolucionare të Iranit.
Gjithashtu Mike Pompeo ka njoftuar se në kuadrin e sanksioneve është përfshirë edhe tregtia e 4 materialeve të cilat përdoren në programin bërthamor dhe raketave balistike të Iranit.
Më parë SHBA-ja duke vendosur në objektiv strukturën financiare të Iranit përfshiu në listën e sanksioneve Bankën Qendrore të Iranit. Qeveria e Washingtonit gjithashtu shtoi në listën e sanksioneve edhe liderin iranian Ayatollah Ali Khamenei, ministrin e Jashtëm, Javad Zarif, dhe ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit.
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së