Presidenti Donald Trump ka vendosur të ndëshkojë Korenë Veriore duke sanksionuar 10 organizata dhe gjashtë individë kinez dhe rus, me preteksin se këta të fundit kanë ndihmuar në zhvillimin e programit bërthamor.
“Departamenti i Thesarit do të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Koresë së Veriut duke shënjestruar ata që mbështesin zhvillimin e programeve bërthamore dhe balistike dhe duke i izoluar nga sistemi financiar amerikan”, theksoi sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, cituar në një komunikatë.
Por i menjëhershëm ka qenë regimi i Kinës, transmeton portali arbresh.info
Kina ka deklaruar se SHBA-të duhet të përmisojnë shpejt ‘gabimin’ e saj për imponimin e sanksioneve të njëanshme ndaj kompanive kineze dhe individëve.
“Kina kundërshton sanksionet e njëanshme nga kornizat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi subjektet kineze dhe individët që janë në përputhje me ligjet e saj”, ka deklaruar zëdhënsi i ambasadës kineze në SHBA.
“Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve që të korigjojnë gabimin, në mënyrë që ky veprim të mos ndikojë në bashkëpunimin dypalësh mbi çështjet relevante”, vazhdon tutje deklarata.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur që nga testimi i raketave balistike gjatë muajit të kaluar. Megjithatë, në të njejtën periudhë Trump ka akuzuar edhe Kinën që ‘nuk po asgjë’ për të ndaluar Korenë Veriore mbi testimin e raketave.
Kina është një ndër aleatët e vetëm të Koresë Veriore./arbresh.info/
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...