Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, deklaroi këtë të hënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeveria e tij duhet të dënohen me vdekje për krime lufte në Rripin e Gazës.
Lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për lëshimin e një urdhër-arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant, Khamenei tha se burgu nuk mjafton, por se ata duhet të përballen me dënimin me vdekje.
“Netanyahu dhe autoritetet izraelite duhet të dënohen me vdekje për krime lufte,” tha ai gjatë një takimi me anëtarët e forcës ushtarake Basij të lidhur me Gardën Revolucionare.
Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi javën e kaluar se kishte lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe liderin e vrarë të Hamasit, Mohammed Deif, me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza./abcnews.al/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...