Sot pritet vendimi në rastin e Andrei Pivovarov, ish-drejtorit ekzekutiv të lëvizjes Rusia e Hapur, i cili ishte arrestuar një vit më parë, pasi ishte nxjerr nga një aeroplan në Shën Petersburg.
Ai akuzohet se drejtonte një organizatë “të padëshirueshme”.
Rusisë së Hapur, një lëvizje pro-demokracisë e themeluar nga kritiku i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky
Akuza ndaj tij buron nga një ligj gjashtëvjeçar që është përdorur vazhdimisht për të synuar zërat kritikë.
Ligji për “organizatat e padëshirueshme” është miratuar në maj të vitit 2015.
Pivovarov mohon çdo keq-bërje. Në postimin e tij në Twitter, ai e quajti akuzën “qesharake”.
Drejtuesit e Rusisë së Hapur, e shpërndanë grupin më shumë se një vit më par,ë pasi autoritetet e caktuan atë një organizatë “të padëshirueshme”. Ata thanë se e bënë këtë për të mbrojtur mbështetësit prej “ngacmimet” e mëtejshme nga autoritetet ruse.
Rusia e Hapur u financua nga manjati rus Mikhail Khodorkovsky, i cili u transferua në Londër pasi kaloi 10 vjet burg në Rusi me akuza që shihen gjerësisht si hakmarrje politike për sfidimin politik të Presidentit rus ,Vladimir Putin.
Ligji i “organizatave të padëshiruara”, është pjesë e disa rregullimeve të nxitura nga Kremlini dhe ka në shënjestër shumë organizata jofitimprurëse dhe joqeveritare, që marrin fonde nga burime të huaja – kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara.
Aktivistët e organizatës civile Rusia e Hapur janë përballur rregullisht me presion qëkur prokurorët rusë e kanë identifikuar atë si “organizatë të padëshirueshme” në vitin 2017./REL/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...