Turistët dhe banorët janë evakuuar pas shpëthimit mëngjesin e sotëm të një vullkani në një ishull në jug të Japonisë. Shpërthimi është shoqëruar me një re tymi të dendur, e cila u ngrit rreth 2000 metra në ajër.
Autoritetet në ishullin Kyushu kanë ndaluar lëvizjen dhe qëndrimin e njerëzve në një rreze prej 4 kilometrash nga mali Aso. Fatmirësisht, në zonën e rrezikut nuk ka pasur raportime për të lënduar.
Njerëzit u udhëzuan që të kontrollonin për rënie të shkëmbinjve, ndërsa policia evakuoi një stacion teleferiku, tepër popullor për turistët. Tashmë ata po kërkojnë në mal për alpinistë, të cilët mund të ndodhen në rrezik.
Që prej shpërthimit, niveli i rrezikut është pesëfishuar. Autoritetet kanë anuluar 18 fluturime, shumë prej të cilëve me qytetin e afërt të Kumammotos.
https://youtu.be/-BaWwttsKko
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë