Aktivistit të burgosur rus për të drejtat e njeriut, Oleg Orlov, i është kërkuar ta nënshkruajë një formular që thotë se ai është i gatshëm të luftojë në Ukrainë, megjithëse është 70-vjeçar, tha të premten organizata e tij.
Orlov, lider i grupit për të drejtat e njeriut Memorial, i cili e ka fituar çmimin Nobel për Paqe më 2022, u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burgim për gjoja “përbuzjen e forcave të armatosura”, pasi kishte marrë pjesë në demonstratat kundër luftës dhe e kishte publikuar një shkrim në të cilën tha se Rusia ishte zhytur në fashizëm.
Memorial tha se Orlovit iu kërkua në një qendër paraburgimi, ku është duke u mbajtur tani për tani, ta nënshkruajë formularin i cili thotë se ai është i gatshëm të marrë pjesë në “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
Ky grup nuk tregoi se kush i kishte kërkuar saktësisht ta nënshkruajë atë dokument.
Orlovi “pyeti duke qeshur nëse ata e kishin bezdi moshën e tij – këtë vit ai do t’i mbushë 71 vjet. Ata u përgjigjën se nuk i bezdiste asgjë”, tha Memorial.
“Orlov, natyrisht, shkroi: ‘Nuk pajtohem’”.
Dhjetëra mijëra të burgosur rusë janë regjistruar për të luftuar për ushtrinë ruse, ose si mercenarë në Ukrainë, prej se Moska e nisi pushtimin e shtetit fqinj para dy vjetëve.
Nuk është e qartë nëse ftesa për Orlovin ishte serioze, apo kishte për qëllim ta frikësonte atë.
Memorial, i themeluar më 1989 për t’i dokumentuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Bashkim Sovjetik, e ka cilësuar rastin gjyqësore kundër Orlovit si tentim “për t’ia mbyllur gojën lëvizjes për të drejtat e njeriut në Rusi”.
Ky grup tha se Olevi po mësohet me jetën në një qeli të vogël së bashku me 10 persona të tjerë dhe se të burgosurit e tjerë po e trajtojnë atë me respekt dhe po i drejtohen me fjalën “batya”, një emër përkëdhelës për babanë./rel
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...