Një autobus me studentë është përmbysur në afërsi të qytetit Olpa në Gjermaninë perëndimore, duke lënduar 27 prej tyre, raportojnë mediat gjermane. Autobusi po transportonte nga Marburgu në Angli nxënës të moshës 15-17 vjeç dhe në shoqërinë e tyre kishte edhe të rritur.
Ngjarja ndodhi në autostradën A45, autobusi doli papritur nga rruga dhe u përmbys. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjithsej 27 adoleshentë, katër prej tyre rëndë, ndërsa i lënduar lehtë ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit.
Siç raportojnë shërbimet e urgjencës, në spital janë caktuar edhe personel të trajnuar psikologjikisht për t’u kujdesur për të lënduarit. Policia bëri të ditur se për momentin nuk ka të dhëna për shkaqet e aksidentit./abcnews.al
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...