Të paktën 15 njerëz janë vrarë në një përplasje të tmerrshme midis një automjeti të ngarkuar me pasagjerë dhe një kamioni në Kaliforninë e Jugut, tha një qendër spitali.
“Ne mendojmë se ishin 27 pasagjerë në SUV që u përplasën me një gjysmë rimorkio ngarkese plot zhavorr”, tha Judy Cruz, shefi i departamentit të urgjencës në Spitalin El Centro, pranë kufirit meksikan, transmeton portal arbresh.info
Sipas saj, të paktën 14 pasagjerë vdiqën në vendin e aksidentit, dhe një me rastin e pranimit në spital, ku gjashtë persona u pranuan në departamentin e urgjencës.
Të paktën pesë viktima të akisdent, që ka ndodhur në rrethana të pasqaruara, u evakuuan me helikopter në spitale tjera rreth zonës.
Oficeri i policisë së trafikut në Kaliforni Jack Sanchez tha me kërkesë të USA Today se SUV i përfshirë në aksident ishte një Ford Expedition, një model që mund të strehojë maksimalisht tetë pasagjerë.
Shërbimi i shpëtimit tha se aksidenti ndodhi pak pas orës 6 të mëngjesit me kohën lokale në Rrugën Kombëtare 115 afër Holtville, rreth dhjetë milje në veri të kufirit SHBA-Meksikë./arbresh.info/
https://twitter.com/WILGOREN/status/1366825869860249600
https://twitter.com/nbcsandiego/status/1366811347451846659
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj