Organizata Amensty International (AI) ka kërkuar që Rusia më mos e miratoj legjilacionin me të cilin dekriminalizohen disa forma të sulmit në familje, duke e cilësuar si “përpjekje e neveritshme për trivializim të dhunës në familje”, që do ta shkatërronte mbrojtjen edhe ashtu të dobët kundër abuzimit.
“Pretendimet se me këtë në një mënyrë do të mbrohen familjet ose ruhet tradita, janë absurde”, thuhet në deklaratën e sotme të organizatës, Amnesty Intertnational, me seli në Londër.
Ky legjislacion do ta ulë sulmin brenda “njësisë tradicionale familjare” nga vepra penale në keqbërje, me ç’rast largohet dallimi që ka ekzistuar prej se disa raste të sulmeve rrugore ishin dekriminalizuar juridikisht në vitin 2016.
AI tha se nëse ligjvënësit rusë “me të vërtetë janë të shqetësuar për mbrojtjen e familjeve, ata duhet t’i ndalin planet e këtilla dhe të hartojnë pako gjithpërfshirëse të masave…për shqyrtimin e shkallës së gjërë të dhunës në familje në Rusi”./rel
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...
A po bëhemi me president? Flet Albin Kurti
Behrami akuzon Kurtin: Po synon ta mbajë Haxhiun sa më gjatë...
Haradinaj: Kushtetuta mund të mbrohet tani vetëm nga sovrani