Biografi dhe vëzhguesi personal i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka sugjeruar se ai është i sëmurë fizikisht.
Duke u bazuar në ngjarjet e fundit, sidomos në vizitën e tij në Paris, biografi i Trump, Michael D’Antonio vërejti se ‘Presidenti nuk është në gjendje të mirë fizike dhe se ka filluar të shfaq shenjat e dobësisë’, transmeton portali arbresh.info
D’Antonio, i cili zbuloi se ai ishte kontaktuar nga zyrtarët brenda qeverisë franceze përpara fitimit të zgjedhjeve të Macron në lidhje me zakonet e çuditshme të presidentit amerikan, deklaroi se Trump dëshironte ‘të ndalonte shëtitjen nëpër Paris’.
“Unë kam vërejtur javët e fundit se ai nuk është i fuqishëm fizikisht dhe se vështirë po qëndron në këmbët e veta”, ka thënë ai.
Gjatë takimit me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Trump eci 10 hapa me Macron dhe u ndal, duke e bërë të qartë se shenjat e lodhjes kanë filluar ta mposhtin.
“Kur Trump ec me dikë, ai ndalet shpesh për të treguar içka ose për të biseduar, por unë gjithashtu mendoj se ai tashmë ka filluar të ndjehet i lodhur fizikisht”, shtoi ai.
Trump nuk konsumon alkool, është i njohur që nuk i pëlqen ushtrimet fizike, fle pak dhe konsumon shumë ushqim të shpejtë./Arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=8cC6fSos910
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...