Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti uroi presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve.
“Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington”, shkruan Ahmeti.
Ahmeti shton se presidentit Biden i uron shëndet dhe shumë sukses në detyrë.
“Kam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën”.
“Bashkëpunimi jonë është i sinqertë dhe ne i ndajmë të njëjtat vlera. Të gjitha i arritëm bashkë, çdo sukses është i përbashkët. Zoti e bekoftë popullin amerikan”, thuhet në fund të njoftimit.
Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z….
Posted by Ali Ahmeti on Wednesday, 20 January 2021
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...
OVL UÇK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman për Gj...
Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Ambienti” për vrasjen e I...