Një agjent i Immigration and Customs Enforcement (ICE) qëlloi për vdekje një grua të mërkurën gjatë një operacioni të lidhur me imigracionin, pasi një grup njerëzish nisi të bllokonte agjentët, njoftoi Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS).
Sipas zëdhënëses së DHS, Tricia McLaughlin, gruaja “nisi automjetin e saj, duke u përpjekur të përplaste oficerët për t’i vrarë ata”, ndërsa zyrtarët lokalë thonë se kanë parë video që sfidon këto pretendime, raporton “NBC News”.
Viktima ishte një grua e bardhë, në moshë të mesme, që nuk dukej të ishte objekt i ndonjë hetimi.
Kryebashkiaku i Minneapolis, Jacob Frey, kundërshtoi narrativën e DHS, duke e quajtur të rreme dhe duke kërkuar largimin e agjentëve federalë nga qyteti. Video e ngjarjes tregon agjentët duke iu afruar një SUV-i dhe duke qëlluar tre herë ndaj saj; automjeti më pas përplaset me një makinë të parkuar dhe shtyllë drite.
DHS tha se goditjet ishin “vetëmbrojtëse”, ndërsa Frey dhe shefi i policisë Brian O’Hara shprehën shqetësim për taktikat e përdorura nga agjentët ICE. Banorët që panë ngjarjen thonë se nuk dukej se gruaja po përpiqej të përplaste oficerët. Pas incidentit, banorët u mblodhën në rrugë dhe protestuan, ndërsa forcat e rendit përdorën sprej dhe gaz lotsjellës.
McLaughlin tha se agjentët e lënduar gjatë incidentit pritet të rikuperohen plotësisht, pa dhënë detaje mbi natyrën e plagëve.
Trump komenton rastin
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka parë video të incidentit ku një grua u qëllua për vdekje nga një agjent i ICE gjatë një operacioni imigracioni në Minneapolis, duke e quajtur “një gjë e tmerrshme për t’u parë”.
Në një postim në “Truth Social”, Trump pretendon se gruaja ishte “shumë e pakënaqur, duke penguar dhe rezistuar, e cila më pas përplasi me dhunë dhe me qëllim agjentin e ICE, i cili duket se e qëlloi për vetëmbrojtje”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Video të publikuara në rrjetet sociale dhe të verifikuara nga BBC nuk tregojnë që një oficer është përplasur nga automjeti, edhe pse nuk është e qartë nëse ka pasur kontakt me të.
Trump shton se “këto incidente ndodhin sepse e Majta Radikale po kërcënon, sulmon dhe synon oficerët tanë të policisë dhe agjentët e ICE çdo ditë” dhe i bëri thirrje amerikanëve të mbështesin forcat e rendit përballë kësaj “lëvizjeje të dhunshme dhe urrejtjeje”.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola