Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë besonte se kishte një shans 80-90% që coronavirusi të dilte aksidentalisht nga një laborator kinez, thonë mediat gjermane.
Dy gazeta gjermane thonë se kanë zbuluar detaje të një vlerësimi të kryer nga agjencia e spiunazhit BND në vitin 2020, por që nuk u publikua kurrë.
Shërbimi i inteligjencës kishte indikacione se Instituti i Virologjisë në Wuhan kishte kryer eksperimente ku viruset modifikohen për t’u bërë më të transmetueshëm te njerëzit për kërkime, thonë ata, shkruajnë mediat e huaja.
Kina përsëriti mohimin e saj duke thënë se shkaku “duhet të përcaktohet nga shkencëtarët” – dhe vuri në dukje një hetim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që zbuloi se teoria e rrjedhjes së laboratorit ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.
Megjithatë, nuk ka konsensus për shkakun e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Hipoteza e rrjedhjes së laboratorit është kundërshtuar ashpër nga shkencëtarët, duke përfshirë shumë që thonë se nuk ka prova përfundimtare për ta mbështetur atë.
Por teoria dikur e diskutueshme po fiton terren në mesin e disa agjencive të inteligjencës – dhe BND është e fundit që e ka mbështetur këtë teori.
Në janar, CIA e SHBA-së tha se coronavirusi kishte “më shumë gjasa” të kishte rrjedhur nga një laborator sesa të kishte ardhur nga kafshët.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...