Një tërmet i fortë me magnitudë prej 6.5, që zgjati për të paktën 30 sekonda, goditi një pjesë të madhe të Afganistanit, Pakistanit dhe një pjesë të Indisë të martën mbrëma.
“Njerëzit dolën me vrap nga shtëpitë e tyre dhe po recitonin Kur’an”, tha një korrespondent i AFP në qytetin pakistanez të Rawalpindi-it, shkruan The Guardian.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së deklaroi se tërmeti ishte me qendër pranë Jurm në verilindje të Afganistanit dhe kishte një thellësi prej 187 kilometrash.
Afganistani goditet shpesh nga tërmete, veçanërisht në vargun malor Hindu Kush, i cili shtrihet pranë kryqëzimit të pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.
Më shumë se 1 mijë njerëz vdiqën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pastrehë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 – më vdekjeprurësi në Afganistan në gati një çerek shekulli, që goditi provincën e varfër të Pakistanit më 22 qershor të vitit të kaluar.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...