Pasi grupet hebraike shprehën shqetësimet rreth fitores së partisë së ekremit të djathtë AfD, Alexander Gauland tha se ‘hebrenjtë nuk kanë pse frikësohen nga politikat e partisë së tij’.
AfD fitoi 12.6% të votave në zgjedhjet e të dieles, duke u bërë kështu partia e tretë më e votuar në Gjermani, transmeton portali arbresh.info
Në një konferencë për shtyp, Gauland u zotua se do të mbrojë Gjermaninë nga ‘pushtimi i të huajve’, por theksoi se popullsia hebraike në vend është e sigurtë.
“Nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga partia jonë, programi jonë. Hebrënjtë që jetojnë në Gjermani nuk kanë pse të frikësohen”, tha ai, duke shtuar se është i gatshëm të takojë udhëheqësit e komunitetit hebre në Gjermani.
Pas shpalljes së rezultateve të djeshme në Gjermani, Këshilli Qendror i Çifutëve (Zentralrat der Juden) shprehu shqetësimet e tij mbi rezultatin. Presidenti i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Ronald S. Lauder, e quajti hyrjen e AfD në Bundestagun gjerman “të turpshëm”.
LEXO EDHE: Rrëmujë në AfD pas fitores historike, largohet nga partia Frauke Petry
Gjatë fushatës zgjedhore, AfD është akuzuar për racizën dhe antisemitizëm, akuza të cilat krerët e partisë i kanë mohuar.
AfD u kapitalizua nga humbjet e Merkel, duke fituar rreth 94 vende në parlamentin me 709 vende dhe duke u bërë partia e tretë më e madhe pas CDU / CSU dhe SPD./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...