Një avion Airbus A220 i Swiss Airlines, që udhëtonte nga Berlini për në Zyrih, u detyrua të kthehej në Aeroportin e Berlinit Brandenburg pak pas ngritjes të dielën. Avioni u nis në orën 10:44 dhe u ul përsëri në orën 11:21, ku u prit nga shërbimet zjarrfikëse.
Një pasagjer raportoi se një dritë e kuqe u shfaq në pjesën e përparme të kabinës, e shoqëruar me një zhurmë të fortë. Ekuipazhi informoi menjëherë pilotin dhe njoftoi vendimin për t’u kthyer, transmeton albinfo.ch.
Konfirmohet Problemi Teknik
Swiss Airlines konfirmoi se kthimi u bë për shkak të një problemi teknik, konkretisht një defekt të raportuar në sistemin e frenave. Megjithatë, një inspektim në vendngjarje tregoi se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Airbus A220 ka pasur probleme teknike edhe më parë. Në dhjetor 2024, një fluturim i Swiss nga Bukureshti në Zyrih u detyrua të bënte ulje emergjente në Graz për shkak të tymit në kabinë.
Schlotterbeck do të vendosë mes Realit dhe Dortmundit
Mbahet sot mbledhja e parë e Qeverisë Kurti 3
Çfarë sjell mandati i ri? Premtimet kryesore të Albin Kurtit
Sot seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika
Tragjedia në Kanada, policia identifikon autoren e masakrës ...
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s mblidhen në Bruksel, fokus t...