Një aeroplan rus i udhëtarëve, në fluturimin e tij prej Moskës për në Havanë të Kubës, ka ateruar në Nju Gjerzi të Shteteve të Bashkuara, pasi papritmas ka mbetur me nivel të ulët të karburantit, kanë thënë zyrarë amerikanë dhe kompania ajrore.
Autoritetet amerikan thanë mbrëmë se aeroplani, Azur Air, me 294 udhëtarë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit, ka bërë aterim emergjent në Nju Gjerzi në orën 3:45 të mëngjesit, sipas kohës lokale, transmeton radio evropa e lirë.
Pas aterimit, inspektorët kanë zbuluar se ka pasur rrjedhje të karburantit në makinë dhe nuk kanë lejuar që aeroplani ta vazhdonte udhëtimin./REL
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje