Një aeroplan Cessna me dhjetë persona në bord është zhdukur gjatë një fluturimi në Alaska, sipas autoriteteve lokale dhe shtetërore.
Aeroplani i Bering Air, ishte duke shkuar nga Unalakleet për në Nome, dy qytete në perëndim të Alaskës, të ndara nga kanali Norton Sound, sipas Policisë Shtetërore të Alaskës.
Agjencia e policisë shtetërore u njoftua në orën 4 pasdite të enjten për një “aeroplan të vonuar” që kishte humbur me nëntë pasagjerë dhe një pilot në bord, thuhej në një mesazh të shpërndarë në faqen e saj të internetit.
Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetarë të Nome tha në Facebook se po kryente kërkime aktive në tokë nga Nome dhe White Mountain, por ishte i kufizuar në kërkimet ajrore për shkak të kushteve të këqija të motit dhe dukshmërisë.
Garda Bregdetare dhe Forca Ajrore amerikane është angazhuar për të ndihmuar, me fluturime të planifikuara për të analizuar zonën dhe për të tentuar të gjejnë aeroplanin e humbur, tha departamenti.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...