Një aeroplan me pasagjerë është përfshirë nga flakët pasi ateroi në aeroportin Sharm El Sheikh në Egjipt.
Mjeti Boeing 737-800 që operohet nga SkyUp në Ukrainë u ul tek resorti pa ndonjë incident, transmeton portali arbresh.info.

Sipas ueb faqes së linjës ajrore Airlive.net, avioni po rridhte lëngje hidraulike që ranë në frenat e mjetit dhe morën zjarr.

Shërbimet e emergjencës shpejt arritën të shuajnë flakët, kurse pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën pa lëndime.
Në kohën e incidentit në avion ishin 189 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord./arbresh.info/

FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...