Një vajzë 13-vjeçare nga Oregon u shtrua në spital pasi pësoi djegie të rënda ndërsa përpiqej të provonte një sfidë të TikTok, tha familja e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Destini Crane, nga Portland, kishte sjellë një qiri, çakmak dhe alkool fërkues në banjën e familjes së saj për të rikrijuar një video popullore në të cilën dikush përdor lëng të ndezshëm në një pasqyrë për të nxjerrë një formë dhe më pas e ndez atë në zjarr, raportoi ABC News të shtunën.
“Unë isha në dhomën e ndenjes duke biseduar me mamanë time dhe e dëgjova atë duke bërtitur emrin tim”, ka thënë nëna e saj, Kimberly Crane. “Kështu që unë shkova dhe hapa derën e banjës dhe gjithçka po digjej. Destini po digjej. Gjërat në banjë digjeshin”.
Më pas ajo ka tërhequr adoleshenten në dhomën e ndenjes ku ia largoi këmishën, ndërsa fqinji i saj telefonoi Ndihmën e Shpejtë.
Adoleshentja u soll në spital, ku ajo ishte në njësinë e kujdesit intensiv që nga incidenti i 13 majit për të marrë trajtim për djegiet e shkallës së tretë.
Familja e saj tani po paralajmëron të tjerët që të mbajnë nën vëzhgim atë që bëjnë fëmijët e tyre në mediat sociale. /Telegrafi/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...