Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres emëroi, Achim Steiner, Administrator të ri të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Asamblea e Përgjithshme e OKB-së, konfirmoi më 19 prill postin e tij si Administrator të UNDP-së për një mandat katërvjeçar.
Për gati tre dekada Steiner njihet si një lider i respektuar global për zhvillim të qëndrueshëm, bashkëpunim ndërkombëtar dhe diplomaci globale, shkruan arbresh.info.
Ai është avokat i zëshëm i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe nevojës për bashkëpunim të paprecedent global për të arritur këtë agjendë ambicioze.
Para se të fillonte punën në UNDP, Steiner shërbeu në pozita të ndryshme në OKB, organizata joqeveritare dhe organe këshilluese të nivelit të lartë, ndër të tjera Nënsekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Drejtor Ekzekutiv i Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara; Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës së OKB-së në Nairobi dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.
Steiner është aktualisht Drejtor i Shkollës Oxford Martin në Universitetin e Oksfordit dhe profesor i kolegjit Balliol, Oksford.
Steiner zëvendëson, Helen Clark, e cila shërbeu dy terme të njëpasnjëshme si administratore e UNDP-së./arbresh.info/
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona