Aborti është legalizuar në gjithë Australinë, pasi shteti i fundit në të cilin ky proces konsiderohej i paligjshëm, Uellsi i Ri Jugor, ka votuar për ndryshim të ligjit.
Projektligji, që është miratuar të enjten, përmbys ligjin 119-vjeçar, i cili është kritikuar dhe është cilësuar arkaik.
Projektligji i ri ka nxitur debate të zjarrta për javë të tëra dhe ka krijuar ndasi të thella në qeverinë konservatore.
Më parë abortet në Uellsin e Ri Jugor janë realizuar vetëm nëse doktori ka vërtetuar se ekziston “rrezik serioz” për jetën e gruas.
Ligji i ri tani lejon ndërprimin e shtatzënisë deri në javën e 22-të apo edhe më vonë, nëse pajtohen dy mjekë.
Kjo reformë është kundërshtuar ashpër nga disa aktivistë dhe ligjvënës që kanë refuzuar miratimin e këtij ligji për shkaqe personale, por edhe për shkak të shqetësimeve rreth aborteve në periudhë afatgjatë.
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas