Në një fjalim, lideri palestinez Mahmoud Abbas ka thënë se Holokausti u shkaktua nga “sjellja sociale” e popullit hebre e jo feja e tyre.
Komentet e bëra nga presidenti Abbas u kritikuan ashpër nga amerikanët e izraelitët, transmeton portali arbresh.info.
Në një pjesë të fjalimit të tij 90-minutësh para Këshillit Kombëtar Palestinez, Abbas fajësoi sjelljen e hebrenjve evropianë për Holokaustin, ku gjashtë milionë njerëz u mbytën nga regjimi nazist. Ai shtoi që pikëpamjet e tij bazoheshin nga librat e shkruar nga autorët izraelitë.
“Përfundimi i këtyre librave është që antipatia ndaj hebrenjve nuk ishte për shkak të fesë së tyre, por për shkak të sjelljes së tyre sociale”, tha ai. Më tej Abbas shtoi që sjelljet e tilla përfshinin kreditë dhe bankat.
83-vjeçari gjithashtu e quajti krijimin e Izraelit një “projekt kolonial evropian që synonte vendosjen e trupave të huaj në rajon”.
“Por kjo nuk do të thotë që ne duhet t’i çrrënjosim ata. Ne duhet të bashkëjetojmë me ta në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete”, shtoi ai.
Komentet e tij nxitën kritika të shpejta mbi mediat sociale nga zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, si dhe një OJQ dhe një muze Holokausti./Arbresh.info/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...