Të paktën 90 persona kanë mbetur të vdekur nga rrëshqitjet e tokës në një minierë nefriti në Myanmarin Veriror, kanë thënë dëshmitarët, raporton BBC.
Viktimat u zunë nga dheu kur një grumbull i madh mbeturinash, të mbledhura nga kompanitë e minierave, u rrëshqiti në rajonin e Kachinit, transmeton KosovaPress.
Shumë nga viktimat ishin rrëmihës që jetonin afër deponive të mbeturinave.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur në orët e para të së dielës, ndërsa raportet flasin edhe për shumë të tjerë të zhdukur.
Një operacion i gjerë kërkim shpëtimi ka nisur më iniciativë të Kryqit të Kuq në Myanmar, policisë, ushtrisë dhe komunitetit.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare