Brigjet e Rusisë janë goditur nga një tërmet i fuqishëm.
Cak i këtij tërmeti ishte Gadishulli Kamchatka, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv.
Sipas Qendrës Sizmologjike amerikane, fuqia e dridhjes ishte 7.4 shkallë të Rihterit.
Më herët siç raportohet ky gadishull ishte goditur edhe nga një tërmet prej 6.7 shkallë të Rihterit, duke shtuar rrezikun për cunami, transmeton Klankosova.tv.
Epiqendra e këtyre tërmeteve llogaritet të jetë rreth 143 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamchatsky.
Qyteti ka një popullsi prej 180 mijë banorësh dhe është vendbanimi më i madh i rrezikuar nga kërcënimi.
Alarmet u lëshuan gjithashtu për Guamin dhe Samoan Amerikane, por edhe ato tani janë hequr.
USGS paralajmëroi se “valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme” brenda 300 kilometrave nga epiqendra në Paqësor.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima pas tërmeteve.
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën