Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi përmbytjet dhe shirat e dendur kanë shkaktuar dëme në të gjithë bregun lindor të Australisë.
Vendi është përfshirë nga stuhia e fortë për disa ditë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, duke shkatërruar shtëpi dhe duke marrë përpara makinat, transmeton portal arbresh.info
Gjashtë persona kanë vdekur në Queensland, duke përfshirë një burrë 34-vjeçar, i cili u përpoq të notonte për të shpëtuar kur makina e tij u përfshi nga uji i rrëmbyeshëm.
Një burrë gjithashtu vdiq në ujërat e përmbytjeve në Uellsin e Ri Jugor, kur makina e tij u mor me vete.
Zyrtarët në Queensland thanë se dhjetëra mijëra prona ishin pa energji të dielën dhe egziston frika se lumi në rritje i qytetit mund të shkaktojë përmbytje të mëtejshme në zonë.
Kryeministrja e shtetit, Annastacia Palaszczuk, e krahasoi motin me “një ngjarje cikloni”./sky/arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...