Rreth 60 persona u vranë pasi një bombë goditi një shkollë në Ukrainën lindore, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se 90 njerëz ishin strehuar në ndërtesën në Bilohorivka dhe 30 u shpëtuan, transmeton portal arbresh.info
Haidai tha se shkolla që shfrytëzohej si vend strehim ishte sulmuar nga forcat ruse, ndërkaq Rusia nuk e ka komentuar këtë.
Luhansk ka parë luftime të ashpra ndërsa trupat ruse dhe luftëtarët separatistë kërkojnë të rrethojnë forcat qeveritare. Pjesa më e madhe e rajonit ka qenë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia për tetë vitet e fundit.
Shpërthimi rrëzoi ndërtesën e cila mori flakë dhe zjarrfikësve iu deshën tre orë për të shuar flakët, ka deklaruar guvernatori përmes Telegram.
Më herët, Presidenti Zelensky përsëriti qasjen sfiduese të vendit të tij me denoncime të reja të pushtuesve rusë.
Në një fjalim për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, ai akuzoi Rusinë për zbatimin e “një rindërtimi të përgjakshëm të nazizmit” dhe tha se ushtria ruse po përsëriste “mizoritë” e kohës së luftës.
Zelensky tha se nga sulmi në shkollë kanë mbetur të vdekur 60 përsona.
Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, OKB-ja ka regjistruar të paktën 2,345 të vdekur civilë dhe 2,919 të plagosur në Ukrainë, tha Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në një përditësim muajin e kaluar.
Më shumë se 12 milionë njerëz thuhet se janë larguar nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit, me 5.7 milionë njerëz që janë larguar në vendet fqinje dhe 6.5 milionë të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë vendit të shkatërruar nga lufta./arbresh.info/
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...