Numri i radikalëve në Francë është rritur 60 për qind gjatë dy viteve të fundit, me konvertuesit në Islam që përbëjnë mbi 34 për qind të radikalëve të identifikuar, sipas një raporti.
Duke cituar dosjen e raportimit për parandalimin e terrorizmit dhe radikalizimin (FSPRT), Le Figaro raporton se 18.550 njerëz aktualisht janë të regjistruar nga autoritetet si radikalë potencialë, nga 11.400 në vitin 2015, “Dosja është vazhdimisht në zhvillim”, me individë që vijnë dhe shkojnë pas vlerësimit nga departamente të ndryshme qeveritare, tha gazeta, transmeton portali arbresh.info.
Përveç informacionit të zakonshëm (emri, vendi i banimit, dosja penale), kjo bazë të dhënash, qasja në të cilën është e kufizuar, shton elementë më të ndjeshëm (siç janë kontaktet e mundshme me radikalet e tjera), sipas Le Figaro.
Sipas FSPRT, radikalët femra përbënin 26 për qind të rasteve; të mitur pak më shumë se 16 për qind. Konvertimet në Islam përbëjnë mbi 34 për qind të radikalëve të identifikuar./Arbresh.info
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit